Luiz Ejlli sërish në vend të fundit! Kush ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram" këtë javë?

Mediale Vip

Luiz Ejlli sërish në vend të fundit! Kush ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram" këtë javë?

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:17
Ish-banorët e shtëpisë së “BBV”

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 1 mijë ndjekës.

9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 582 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.

8. Krist Dragot rezulton me një rezultat minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve.

7. Elvis Pupa qëndron sërish në vend të shtatë dhe ka humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”.

6. Në vend të gjashtë renditet sërish Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës.

5. Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve” Kiara Tito ka patur një rritje këtë javë, duke iu shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj.

4. Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.

3. Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 2 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 425 mijë ndjekës.

2. Moderatorja Dea Mishel Hoxha qëndron sërish në vendin e dytë, duke shtuar 2 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”.

1. Në vend të parë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 148 mijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat