Shkëlzen Doli, figura me renome botërore rikthehet me koncert në ambient të hapur në Gjakovë

Mediale Vip

Shkëlzen Doli, figura me renome botërore rikthehet me koncert në ambient të hapur në Gjakovë

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:49
Shkëlzen Doli

Artisti me renome botërore Shkëlzen Doli, do të përformojë në zemër të Gjakovës, në edicionin e parë të Festivalit “Gjakova Summer Fest”.

Ky festival organizohet për herë të parë në Gjakovë, në qytetin e traditës, i cili gjithmonë ka frymuar shqip.

Festivali do të mbahet tek Çarshia e vjetër në nënqiellin e hapur, me 8 dhe 9 gusht.

Ne këtë edicion do të përformojnë artistë të përzgjedhur duke sjellur muzikën më të bukur shqipe.

Nata e parë e Festivalit, më 8 gusht, do të jetë me bileta, të cilat mund të bleni online te Rave Travel, si dhe në qendrat: Gjakovë/Radio Gjakova dhe Prishtinë: Rave Office, Rr. Fehmi Agani, Hymja 20 / Kati 3.

Natën e dytë të festivalit, do të jetë për të rinjtë dhe hyrja do të jetë gratis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat