Bebe Rexha shfaqet për herë të parë që pas ndarjes nga i dashuri, Keyan Safyari

Mediale Vip

Bebe Rexha shfaqet për herë të parë që pas ndarjes nga i dashuri, Keyan Safyari

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:01
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka tash e sa javë që qëndron larg rrjeteve sociale.

E krejt kjo duket se lidhet pak me ngjarjet e fundit në jetën e saj personale, pasi thuhet se së fundmi, Rexha është ndarë nga i dashuri i saj, kineasti Keysan Safyari.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga vet artistja e hitit “I’m A Mess” me publikimin e një mesazhi privat që ai ia kishte dërguar në InstaDirect, ku e kritikonte për kilogramët e shtuar në pak kohë.

Më pas, Bebe Rexha e fshiu mesazhin nga InstaStory, por i njëjti bëri bujë duke u shfaqur gjithandej në mediat botërore.

Po të shikosh në rrjetet sociale, vërehet se Bebe dhe Keyan nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale – gjë e cila shton edhe më tepër dyshimet për një ndarje.

Sido që të jetë pas krejt kësaj rrëmuje, 33-vjeçarja duket se është fokusuar në punë, pasi ka filluar intensivisht të punojë për të sjell në treg këngën e saj të re, “One In A Million”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat