Selena Gomez për ditëlindje kërkon më shumë mbështetje për fondacionin e saj

Mediale Vip

Selena Gomez për ditëlindje kërkon më shumë mbështetje për fondacionin e saj

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:24
Selena Gomez

Këngëtarja Selena Gomez dje e ka pasur ditëlindjen e 32-të të saj.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë për urimet dhe mbështetjen që i kanë treguar për gjatë gjithë karrierës së saj si në muzikë ashtu edhe në aktrim.

Gomez e ka nisur edhe një kompani të prodhimit për produkte të bukurisë që quhet Rare Beauty. Përmes këtij biznesi ajo e nisi edhe Fondin e Ndikimit të Rrallë, ku përmes tij dëshiron të ndihmojë të rinjtë me probleme shëndetësore.

“Njerëzit vazhdojnë të më pyesin se çfarë dua për ditëlindjen time, dhe unë u them të gjithëve të njëjtën gjë, ju lutem mos më merrni asgjë, por nëse doni të bëni diçka për ditëlindjen time, ju lutemi dhuroni për Fondin e Ndikimit të Rrallë. Nëse i keni mjetet, merrni parasysh të dhuroni për të na ndihmuar të bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Gomez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat