Britney Spears merr vendimin e rëndësishëm

Mediale Vip

Britney Spears merr vendimin e rëndësishëm

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 14:01
Këngëtarja Britney Spears

Këngëtarja Britney Spears ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket rrjeteve sociale. Ajo ka çaktivizuar llogaritë e saj duke zgjedhur të shkëputet tërësisht nga bota virtuale.

Artistja ka qenë shumë e hapur me ndjekësit e saj për aventurat dhe aktivitetet e saj të përditshme për të cilat shpesh herë edhe është vënë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja. Kryesisht fotot nudo në rrjetet e saj sociale kanë shkaktuar shqetësim tek fansat në të kaluarën.

Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij vendimi drastik, por sipas gazetës spanjolle Marca ajo nuk ka marrë reagimin që priste kur publikoi këngën e fundit një bashkëpunim me artistin Will.i.am.

Kënga ‘Mind your business” fokusohet tek përvojat e Spears me paparacët dhe obsesioni i njerëzve pas saj si një yll i muzikës pop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat