Billie Eilish e përlotur, i jep lamtumirën qenit të saj

Mediale Vip

Billie Eilish e përlotur, i jep lamtumirën qenit të saj

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 17:34
Billie Eilish

Billie Eillish i thotë lamtumirë qenushit të saj që e mbante prej 15 vitesh.

Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram foto në të cilat e shohim të përlotur duke përqafuar Pepper-in.

“Piper. Shoku më i mirë për gjithë jetën time. Do të shihemi sërish një ditë vajzë e dashur. Unë të dua. Pusho në paqe, do të më mungosh përgjithmonë. Kjo është një ditë shumë e vështirë”, ka shkruar Billie Eilish.

Ylli ka ndarë 15 vite me qenushin e saj.

Ajo përfshiu gjithashtu një portret të ëmbël familjar me babin, mamin dhe vëllain e saj Finneas duke buzëqeshur para kamerës me një njollë të zezë të pikturuar rreth syrit të tyre të djathtë, njësoj si ajo që Pepper kishte në të sajin.

Ndjekësit e saj i kanë shprehur ngushëllimet këngëtares nën postimin e saj në Instagram.

Pavarësisht vështirësive në jetën e saj personale, jeta profesionale e Eilish vazhdon të lulëzojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat