Olta Gixhari : Puthja me Luizin brenda rolit, njësoj sikur po eci në rrugë

Mediale Vip

Olta Gixhari : Puthja me Luizin brenda rolit, njësoj sikur po eci në rrugë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 22:55
Olta Gixhari

E ftuar sot në “Pushime on Top”, ka qenë Olta Gixhari, e cila rrëfeu për përjetimet e filmit, rolin e saj, si edhe për të kohën që iu rikthye xhirimit.

Siç tregoi aktorja, shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit, ndaj shpreson që ka bërë më të mirën, edhe pse ka punuar me shumë përkushtim për shkak të ngarkesës së madhe që erdhi si pasojë e Big Brother, madje Olta u pyet edhe për puthjen me Luizinz

“Në fakt, diku, dikur, Olta na paska thënë se “nuk puthet me Luizin” (këtë e vuri në dukje Eni Shehu, edhe pse nuk e mbante mend se kur dhe ku e ka thënë). Por Olta, si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film: “Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film?

Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim” ,– tha Olta. Por pastaj nuk harroi të shtonte se: “Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat