Thyhet rregulli nën 25-vjeç? Leonardo di Caprio kapet “mat” me modelen

Mediale Vip

Thyhet rregulli nën 25-vjeç? Leonardo di Caprio kapet “mat” me modelen

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 19:17
Leonardo DiCaprio

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio është fotografuar me modelen Neelam Gill teksa dilnin në St Tropez.

48- vjeçari ka shijuar momentet me 28-vjeçaren e cila dyshohet të jetë partnerja e tij e re, në një jaht në qytetin bregdetar dhe u bashkua edhe me shokun e tij Tobey Maguire dhe një tjetër shoqëruese.

Kujtojmë se Di Caprio njihet për lidhjet me modelet e reja kryesisht nën 25 vjeç, po kësaj radhe duket se ka thyer rregullin.

Ylli i “Vogue”, Neelam dukej shumë elegante me fustanin me printe leopardi. Modelja angleze e kompletoi pamjen me një palë sandale me ngjyrë jeshile të ndezur, ndërsa mbante edhe një çantë të vogël “Dior”.

Ndërsa dyshja përflitet se janë të lidhur prej muajsh dhe janë parë në evente të ndryshme së bashku, ata ende nuk kanë komentuar publikisht nëse janë në një romancë apo jo.

Mirëpo, nga ana tjetër TMZ raporton se arsyeja e afërsisë së tyre në muajt e fundit është sepse Neelam është në lidhje me një nga miqtë e Leos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat