Johnny Depp gjendet pa ndjenja në një dhomë hoteli në Budapest

Mediale Vip

Johnny Depp gjendet pa ndjenja në një dhomë hoteli në Budapest

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 08:30
Johnny Depp

Aktori dhe këngëtari i njohur Johnny Depp, raportohet se javën e kaluar është gjetur pa ndjenja në dhomën e një hoteli në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Ai ishte aty për të performuar në një koncert me grupin e tij “Hollywood Vampires“, por që nuk shkoi gjithçka si duhet, pasi që koncerti u anulua.

Kjo pasi siç raportohet Depp, kishte humbur kontrollin e zërit.

Lidhur me shqetësimin shëndetësor të yllit amerikan, ishte lajmëruar edhe një mjek, por ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje.

Mijëra fansa udhëtuan me qindra kilometra, por në fund ngelën të zhgënjyer.

Mediat raportojnë se 60-vjeçari ishte parë duke pirë alkool në qytet, pak para koncertit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat