Efi rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim

Mediale Vip

Efi rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:26
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes, ish-banorja më e komentuar e “Big Brother VIP”, po qëndron në heshtje këtë verë dhe është ende në pritje të projekteve të reja.

Herë pas here në rrjete sociale, ajo është pyetur nga ndjekësit nëse do ta shohin së shpejti në ekran, ndërsa Efi ka qenë e rezervuar në përgjigjet e saj. Më tepër, ajo ka pyetur mbështesit se ku dëshirojnë ta shohin më tepër, por duket se i paska disa plane!

“Kryefjala” shkruan se këtë shtator, Efin do ta shohim si konkurrente të “Dancing With The Stars”. Ky është një format që do t’i japë Efit vëmendje dhe do t’i shërbejë si trampolinë për më tej.

Ku i dihet, më vonë do ta shohim në moderimin e një emisioni në “TCH”, teksa u përfol fillimisht se do të drejtonte “Për’puthen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat