Humbje e madhe për muzikën/ Ndërron jetë vokalisti i grupit me famë botërore

Mediale Vip

Humbje e madhe për muzikën/ Ndërron jetë vokalisti i grupit me famë botërore

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:17
Randy Meisner

Këngëtari amerikan Randy Meisner, që ishte bashkëthemelues i grupit rock Eagles, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Meisner ishte themelues i grupit në vitin 1971 dhe vokalisti kryesor në këngën Take It To The Limit, të cilën ai e shkroi gjithashtu.

Ai kontribuoi me harmoni të larta në mega-hitin e grupit Kalifornian, Hotel California dhe The Best of My Love.

Vdekja e tij u konfirmuar të enjten në faqen zyrtare të Eagles. Meisner vdiq nga komplikimet nga sëmundja kronike obstruktive pulmonare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat