Motra e Rita Orës viziton Bashkinë e Tiranës ku është ekspozuar veshja tradicionale e Ritës dhe disa pika të tjera turistike

Mediale Vip

Motra e Rita Orës viziton Bashkinë e Tiranës ku është ekspozuar veshja tradicionale e Ritës dhe disa pika të tjera turistike

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:44
Elena Ora

Disa anëtarë të familjes së këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë kanë vizituar Shqipërinë.

Përkatësisht, prindërit e saj, Vera dhe Besniku, dhe motra e saj, Elena, kanë kalaur disa ditë të mira pushimi fillimisht në shtëpinë e tyre në Ulqin, e më pas në disa destinacione të ndryshme në Shqipëri.

Motra e Ritës, e cila njëherësh shërben edhe si menaxherja e saj, Elena Ora, ka vizituar edhe Bashkinë e Tiranës, përkatësisht zyrën e kryetarit Erion Veliaj, ku është e ekspozuar një veshje e motrës së saj.

Image
Elena Ora

Bëhet fjalë për një jelek dhe fustanellë të punuar me motive kombëtare, të cilën Rita Ora e kishte veshur në klipin e saj “Bang” në shkurt të vitit 2021.

Elena publikoi disa fotografi nga vizita në zyrën e kryetarit në Instagram, në mbishkrimin e të cilave u shpreh: “Veshja e Ritës nga videoja muzikore ‘Bang’ në zyrën e Erion Veliajt”.

Image
Elena Ora

Vajza e madhe e familjes Sahatçiu (Ora) gjithashtu ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga vizita me prindërit te varri i Skenderbeut në Lezhë, si dhe disa të tjera nga Mrrizi i Zanave.

Rita përndryshe ka qenë për herë të fundit në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar, ku edhe mbajti një koncert gjigant në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Image
Elena Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat