Maestro “sposton” Luiz Ejllin, si ish-banori i BBV la pas “rivalin” e tij! Ja kush u braktis nga fansat

Mediale Vip

Maestro “sposton” Luiz Ejllin, si ish-banori i BBV la pas “rivalin” e tij! Ja kush u braktis nga fansat

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Rrjetet sociale janë biznesi më i mirë për një personazh të famshëm. Nga ana tjetër, për fansat janë edhe dritarja informative ku mësojnë të rejat më të fundit rreth tyre. Megjithatë shpesh janë këta ndjekës që tregojnë edhe preferencat apo inatet ndaj personazheve të caktuara.

Me fjalë të tjera, padyshim “Instagram”-i është barometri më i mirë për të mësuar dinamikat e reja të personazheve. Në fokus të aktualitetit vijojnë të jenë personazhet e “Big Brother”, duke premtuar që do të vijojnë gjatë të jenë të preferuarit në rrjetet sociale, por jo vetëm.

Duhet thënë se edhe këtë javë, ka pasur surpriza, sa i përket personazheve që kanë humbur apo kanë fituar ndjekës.

Në vend të fundit renditet Efi Dhedhes me minus 3 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu nga 582 mijë ndjekës në 579K.

Efi vazhdon të humbasë ndjekës. Shkak për këtë është bërë pikërisht mungesa e saj e gjatë në rrjetet sociale. Ditët e fundit ajo sapo është kthyer nga pushimet dhe ka nisur të jetë disi më aktive në “Instagram”-in e saj. Megjithatë humbja e ndjekësve vijon të jetë e madhe. Të shumtë kanë qenë ata që i kanë shkruar se në fakt ndjekësit e saj janë të blerë, ndaj edhe ikja nga llogari është kaq e shpejt.

Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vendin e nëntë këtë javë, duke qenë se ka humbur 2 mijë ndjekës. E nëse në muzikë po korr sukses të madh, në “Instagram”-in e tij, humbjet nuk kanë rreshtur. Nëse për shumë kohë, madje shumë muaj ai ka qendruar në vend të parë si personazhi me rritjen më të madhe. Por këto ditë kanë mbaruar dhe tashmë Luizi, prej disa javësh vetëm po humb ndjekës, duke u lënë pas nga thuajse të gjithë ish-banorët e tjerë.

Nga vendi i parë i javës së kaluar, Ronaldo Sharka renditet në vendin e tetë. Këtë javë ai ka humbur 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 147 K. për gati 3 javë, Ronaldo renditej në vendin e parë, si personazhi që kishte një rritje të konsiderueshme. Mendohet se shkak për këtë rritje u bë sherri me Luizin dhe mbështetjen që ndjekësit i dhanë. Megjithatë, tashmë që gjithçka mbaroi, Ronaldo i është rikthyer humbjes së ndjekësve.

Moderatorja Dea Mishel Hoxha nga vendi i dytë ka kaluar në atë të shtatë, duke humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”. Edhe Dea mund të renditet tek personat që nuk është shumë aktive në “Instagram”, ndoshta për këtë arsye fansat herë pas here zgjedhin mos ta ndjekin më rrjetet e saj sociale.

Në vend të gjashtë renditet sërish Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës. Modelja është ndër imazhet më të dashura të “Big Brother”, ndaj edhe të shumtë janë ata që vijojnë ta ndjekin.

Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike dhe për një bashkëpunim muzikor mes saj dhe Dj Geek.

Një hyrje e re këtë javë është Nita Latifi, e cila renditet menjëherë në vendin e katërt. Këngëtarja kosovare ka fituar 2 mijë ndjekës, duke shkuar në 140K. që pas daljes së saj nga “Big Brother”, këngëtarja kosovare ka qenë thuajse e larguar nga mediat, duke preferuar të qëndrojë larg zhurmës së Big Brother. Megjithatë ditët e fundit ajo i është rikthyer televizionit, me intervista, ku batuta e saj, “Çfarë ka Elvana Gjata më shumë se unë”, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ndoshta kjo është arsyeja që ndjekësit e llogarisë së saj, duke besuar se tashmë do të ndeshen me një tjetër Nitë, këtë herë me më shumë vetë besim se ajo që pamë në shtëpinë e “Big Brother”.

Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve” Kiara Tito ka pasur një rritje këtë javë, duke iu shtuar 2 mijë ndjekës të rinj. Të shumtë janë fansat e saj, që kryesisht e ndjekin dhe e pëlqejnë nga lidhja me Luizin. Dedikimi i tij për partneren, është pëlqyer dhe komplimentuar nga ndjekësit e shumtë, që mesa duket janë shtuar në faqen e saj.

Olta Gixhari, e cila është gjithashtu protagoniste kryesore në filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 428 K ndjekës.

Aktualisht aktorja është me pushime në Itali, ku nuk i ka kursyer fotot dhe videot si nga vendet e bukura që viziton, ashtu edhe nga format e saj. Shpërblimi, ka qenë plot 3 mijë ndjekës. Vendi i parë për këtë javë është një surprizë për të gjithë ne.

Armaldo Kllogjeri ka grumbulluar plot 4 mijë ndjekës të rinj. Nga 119K ai ka shkuar në 123K. “Maestro”, ditët e fundit është rikthyer në vëmendjen e mediave, duke bërë disa deklarata në televizion, por edhe duke sjellë këngë të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat