Maddona surprizon fansat

Mediale Vip

Maddona surprizon fansat

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 07:12
Maddona

Mbretëresha e muzikës Pop, Madona festoi 40-vjetorin e publikimit të albumit të parë që mban edhe emrin e saj. 64-vjeçarja përshëndeti duke kërcyer me një prej hiteve të saj, 19 milionë ndjekësit në Instagram.

Videon e shoqëron edhe me komentin ku shprehet se mundësia që ka për të lëvizur trupin për të vallëzuar sadopak, e bën të ndihet si Ylli më me Fat në botë, siç titullohet një prej hiteve të atij albumi.

Madona duket se e ka lënë pas të keqen më të madhe, që i shkaktoi një infeksion bakterial, prej të cilit iu desh të qëndronte për disa ditë në terapi intensive në spital, që prej 28 Qershorit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

Ajo anuloi edhe një tur muzikor në Amerikën e Veriut, por tha se sapo të merrte veten plotësisht, do i rikthehej dhe do të vazhdonte sipas planit koncertet në Europë në Tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat