Nuk mori ftesë për te filmi “Në kuadër të dashurisë”, ja çfarë thotë Maestro për Luizin si aktor

Mediale Vip

Nuk mori ftesë për te filmi “Në kuadër të dashurisë”, ja çfarë thotë Maestro për Luizin si aktor

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 10:28
Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i realizuar nga Top Channel me aktorët protagonist Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli apo i madhi Ndriçim Xhepa, ka ngjallur kërshëri te fansat dhe adhuruesit e kinemasë që në nisje të projektit. Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku ka treguar nëse kishte marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e tij. Maestro i shpreh se nuk ka marrë ftesë, por edhe nëse do të kishte marrë ftesë, do ta kishte të pamundur për shkak të ngarkesës së koncerteve.

Ndërkohë i pyetur se si e sheh Luiz Ejllinnë rolin e aktorit, ish-banori i “Big Brother VIP 2” u tregua i distancuar duke theksuar se diçka të tillë nuk mund ta vlerësoj ai.

Insistimit të gazetares së “Pushime on Top” për një opinion nga Armaldo mbi suksesin e Luizit, Maestro iu përgjigj “pse bën këto pyetjet tendencioze dhe me spec si binjak që je”.

Pushime on Top: Filmi që po realizohet nga Top Channel, “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë kryesor Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, ke marrë ndonjë ftesë ti për të qenë pjesë e tij?

Maestro: Jo, nuk kam marrë asnjë ftesë për të qenë pjesë e filmit, por kam përshtypjen se edhe po të kisha marrë pjesë do ta kisha të pamundur për t’u bërë pjesë sepse jam shumë i ngarkuar me aktivitetet dhe datat e koncerteve që kam.

Pushime on Top: Luizi si aktor, si mendon se do të jetë?

Maestro: Ahh, këtë nuk e di, këtë nuk mund ta vlerësoj unë. Këtë mund ta vlerësojnë aktorë apo persona të fushës.

Pushime on Top: Olta apo Luizi? Si të duket Luizi, më i suksesshëm, më i mirë?

Maestro: Tani ti po më bën një pyetje, duke marrë parasysh edhe situatën që kemi kaluar në shtëpi… Nuk po flas jashtë shtëpisë së BBV.

Pushime on Top: Po merri edhe tani sepse ka kaluar koha. Atë e dimë ne.

Maestro: Po ka ndryshime, e kupton.

Pushime on Top: Këngë, bashkëpunim në një film, bashkëpunim me një reklamë, bashkëpunim me një emision. Një gjë e përbashkët, bashkëpunim, nuk ka rëndësi.

Maestro: Po pse bën këto pyetjet tendencioze dhe me spec si binjak që je?

Pushime on Top: … edhe me limon.

Maestro: Në fakt ti nuk ke faj sepse edhe unë pyetje me spec bëj, ë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat