Inspiruar nga Keni i “Barbie”, Sam Smith shfaqet i veshur me ngjyrën rozë dhe flokët biond

Mediale Vip

Inspiruar nga Keni i “Barbie”, Sam Smith shfaqet i veshur me ngjyrën rozë dhe flokët biond

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:20
Sam Smith

Sam Smith u inspirua nga kukulla e famshme e filmit “Barbie”, Ken, dhe doli pa këmishë i veshur një xhaketë të stilit ‘bomber’ me ngjyrë rozë në Georgia të premten.

Këngëtar 31-vjeçar dukej i pabesueshëm, në veshjen rozë dhe blu teksa i përshtatej trendit aktual botëror të filmit “Barbie”.

Ai tregoi barkun e tij me tatuazhe, ndërsa i kishte lyer flokët në ngjyrën e bardhë duke u bërë biond, shkruan DailyMail.

Interpretuesi i hitit “Unholy”, i cili identifikohet si jo-binar (i papërcaktuar në gjini) dhe përdor përemrat ai/ajo, ka shijuar pak kohë pushimi nga orari i tij i ngjeshur në ShBA.

Sam filloi turneun e tij “Gloria” në Amerikën e Veriut, me koncertin e fundit të mbajtur në Miami më 25 korrik, ndërsa ai ka të planifikuara koncertet e radhës në Raleigh dhe Filadelfia.

Rikthimi i tij në skenë erdhi dy muaj pasi këngëtari anuloi pjesën tjetër të turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe zbuloi se ai ishte në rrezik të lëndimit të përhershëm të kordave vokale në maj.

Fansat mbetën në errësirë pasi Smith anuloi koncertin në “AO Arena” në Mançester papritmas pas vetëm disa këngëve që interpretoi.

Këngëtari britanik lëshoi një deklaratë menjëherë pasi doli nga skena, duke këmbëngulur se nuk mund të vazhdonte pasi vunë re se “diçka nuk shkonte vërtet” me zërin e tij.

Sam më pas zbuloi se ai mund të pësonte dëmtime të përhershme në zërin e tij nëse nuk do të ndalonte së kënduari.

Një deklaratë e lëshuar nga promotori i koncertit dhe e shpërndarë në faqen e Samir lexonte: “Për shkak të problemeve vokale gjatë performancës së mbrëmshme në Mançester, për fat të keq ne do të anulojmë koncertet e riplanifikuara në Birmingham dhe Glasgow”.

Një zëdhënës për media tha: “Mjekët kanë këshilluar që për shkak të një dëmtimi të kordave vokale, Sam duhet të ketë pushim të plotë vokal”.

“Sam është zemërthyer që iu desh të anulonte këto shfaqje, por mjekët i thanë se nëse vazhdonte të këndonte, do t’i bënte dëm të përhershëm zërit. Nëse pushon pak, do të jenë në gjendje të performojë përsëri”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat