Albumi i Rita Orës shënon sukses në Mbretërinë e Bashkuar

Mediale Vip

Albumi i Rita Orës shënon sukses në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 16:43
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, javë më parë publikoi albumin e tretënë karrierën e saj “You & I”.

“You & I” ka rezultuar mjaft i suksesshëm në top listat ndërkombëtare – e në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një postimi në InstaStory, Rita bëri të ditur për suksesin e albumit.

Ajo shkroi: “‘You & I’ është i gjashti në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë rresht. Është një ëndërr të jesh në top dhjetëshe, kështu që faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer në gjithë këto vite. Jam shumë me fat që jam kthyer në studio duke bërë më shumë muzikë. Këtu për më shumë këngë të reja,” përfundoi Rita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat