Enca paralajmëron projektin e ri “Albanian”: Do ridashuroheni me mua

Mediale Vip

Enca paralajmëron projektin e ri “Albanian”: Do ridashuroheni me mua

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 18:45
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca ka paralajmëruar se po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Përmes disa imazheve, artistja ka njoftuar se është drejt finalizimit të këngës më të re që mban titullin “Albanian”.

E veshur me një korset me dekolte të hapur teksa pozonte në makinë, Enca duke në super formë.

Në mbishkrimin e imazheve, ajo shpreh se fansat e saj do të dashurohen në këtë projekt të saj të ri, ndërsa do të ridashurohen me këngëtaren.

“Albanian” së shpejti. Do të dashuroheni me këtë këngë (dhe do të ridashuroheni me mua)”, ka shkruar Enca në postim.

Ndryshe, kujtojmë që kohëve të fundit ajo ishte mjaft e përfolur për shkak të romancës së saj të re me afrikanin Mickey Neblett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat