Modelja shqiptare mahnit me linjat në bikini nga pushimet në Positano të Italisë

Mediale Vip

Modelja shqiptare mahnit me linjat në bikini nga pushimet në Positano të Italisë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 09:48
Emina Çunmulaj

Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj është prej emrave të njohur që kanë arritur të depërtojnë suksesshëm ndërkombëtarisht.

Vajza e pasarelave me pre ardhje nga Mali i Zi, jeton dhe vepron në Amerikë atje ku është e martuar dhe nënë e tri vajzave.

Megjithatë bukuroshja shtatlartë rikthehet në Evropës herë pas here për të kaluar pushimet me familjen e saj.

Së fundmi Emina shijoi pushimet në Positano të Italisë, nga ku solli imazhe të shumta në ky udhëtim.

Nuk munguan as ato në bikini, ashtu siç ka vepruar në disa foto të reja që postoi në llogarinë e saj në Instagram.

E veshur në rroba banjë të zezë, 38-vjeçarja dukej në formë të mrekullueshme, teksa linjat e saj joshëse morën gjithë vëmendjen e fansave.

Theksojmë që Emina prej vitesh është e martuar me biznesmenin e njohur, Sam Nazarian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat