Wanda Nara nuk lë vend për imagjinatë në fotot me bikini, teksa tregon shtëpinë e re në Stamboll

Mediale Vip

Wanda Nara nuk lë vend për imagjinatë në fotot me bikini, teksa tregon shtëpinë e re në Stamboll

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:41
Wanda Nara

Wanda Nara është shfaqur joshëse teksa ka sjellur pamje brenda shtëpisë së saj të re.

Modelja, 36 vjeç, ndau një koleksion fotografish dhe videosh në faqen e saj në Instagram, teksa u dha fansave një vështrim të fshehtë se si do të jetë jeta në Stamboll, Turqi.

Kjo vjen pasi bashkëshorti i saj futbollist, Mauro Icardi vulosi një transferim 8.5 milionë funte te Galatasaray pasi e bëri të përhershëm kalimin e tij huazues nga Paris Saint-Germain.

Wanda, e cila ka 16.6 milionë ndjekës në Instagram, e nisi koleksionin me një foto të saj të veshur me bikini të zeza.

Më pas u pa një video e Wanda dhe familjes duke zbritur nga një avion të veshur me shalle Galatasaray.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

“Shtëpia ime në Stamboll”, shkroi ajo dhe më pas zbuloi foto të një pishine mahnitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat