Ja si qëndron e vërteta e marrëdhënies së DiCaprios me modelen britanike

Mediale Vip

Ja si qëndron e vërteta e marrëdhënies së DiCaprios me modelen britanike

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:02
Leonardo DiCaprio dhe modelja britanike Neelam Gill

Leonardo DiCaprio dhe modelja britanike Neelam Gill, janë parë shpesh në praninë e njëri-tjetrit teksa shijonin pushimet në jaht.

Paparacët i fotografuan ata në Itali, ndërsa të gjithë krijuan dyshime për një lidhje të mundshme.

Mirëpo, vetë Gill ka folur duke treguar se gjërat s’janë siç duken. Në rrjete sociale, ajo sqaron se në fakt është prej muajsh në një lidhje me mikun e mirë të DiCaprio-s. Ata kanë qenë me pushime të gjithë së bashku, prandaj Gill dhe aktori janë fotografuar në të njëjtin vend.

“Thjesht sa për të bërë të sqaruar të gjitha thashethemet… Unë nuk jam ‘e dashura e re’ e Leonardo DiCaprios. Në fakt, jam në një lidhje të gjatë dhe serioze me mikun e tij të mirë, e kam qenë me të prej muajsh. E vetmja arsye pse jemi fotografuar në vende të njejta, është sepse kam qenë aty me partnerin tim. Shpresoj që kjo të sqarojë lajmet fake.”- ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat