Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re, ndan imazhe nga xhirimet e klipit

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re, ndan imazhe nga xhirimet e klipit

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:08
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj po vjen me një tjetër projekt muzikor.

Kështu ka bërë të ditur vet artistja në një postim të ri që ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Përmes disa imazheve, Xhensila zbuloi detaje nga projekti i ri, teksa solli imazhe të shkëputura nga xhirimet e videoklipit.

“Pina pina, në periudhën më të mirë të verës, së shpejti”, ka shkruar Myrtezaj në mbishkrimin e fotove.

Theksojmë që kënga e fundit e Xhensilës ishte bashkëpunimi që solli me reperin nga Kosova, Majk “Ti fala”.

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë, ajo dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku po bëhen prindër të një djali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat