Aktori Osman Azemi është në kërkim të talentëve të rinj

Mediale Vip

Aktori Osman Azemi është në kërkim të talentëve të rinj

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:30
Aktori i mirënjohur Osman Azemi

Aktori i mirënjohur Osman Azemi përgjatë një viti ka krijuar një nga emisionet më të shikuara në vend “Me Gjylen”, ku përpos transmetimit në TV vendore në kanalin e tij në YouTube ka arritur mbi 30 Milion shikime.

Ai përpos që njihet për personazhin e tij e shumë të dashur për publik Teta Gjyli, gjithashtu është një nga artistët që gjithmonë përkrahë dhe mbështet talent të rinj.

Edhe kësaj radhe Osman Azemi ka bërë një njoftim se është në kërkim të talenteve të rinj. Çdo person që ka ëndërr aktrimin, që ka talent si për: aktrim, këndim, imitim, stand up, etj mund t’i bashkohet humoristit.

Krejt çfarë kërkohet nga aplikuesit është të bëjnë dhe të dërgojnë një video të tyren të pa edituar ku e shprehin talentin e tyre në cilën do fushë të lartpërmendur.

I njëjti ka bërë të ditur se të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë aplikimet e tyre në [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat