Tom e ka një arsye të madhe për të mos e kaluar ditëlindjen me Irina Shayk

Mediale Vip

Tom e ka një arsye të madhe për të mos e kaluar ditëlindjen me Irina Shayk

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 10:07
Tom Brady dhe Irina Shayk

Tom Brady dhe Irina Shayk, çifti i përfolur, janë parë shpesh bashkë së fundmi. Megjithatë, ata nuk do të festojnë së bashku ditëlindjen e legjendës së NFL.

Sipas një raporti të ‘US Weekly’, Brady do ta kalojë ditëlindjen më 3 gusht me fëmijët e tij dhe jo me Irinën. Burimi tregoi se ai do të jetë jashtë vendit dhe do të fokusohet te familja e tij gjatë asaj kohe. Në fakt, Brady është vendosur të kalojë ditëlindjen e tij në një safari në Afrikë me fëmijët e tij, sipas raportit.

“Ai do ta kalojë ditëlindjen me dashuritë e jetës së tij – fëmijët e tij” tha një burim i brendshëm për Us Weekly.

Vetëm një javë pasi u pa duke u afruar me Shayk në Los Anxheles, Brady, postoi për 14 milionë ndjekësit e tij në Instagram një aventurë safari me vajzën e tij 10-vjeçare, Vivian Lake. Gjatë ekskursionit baba-bijë, kampioni i Super Bowl ndau foto, duke përfshirë pamje nga afër të një luani dhe një elefanti.

Ata gjithashtu kënaqeshin duke vëzhguar disa mace përpara se të kalonin te zebrat, të cilat janë kafshët e preferuara të Brady, siç konfirmohet nga Vivian.

Një mesazh i shkruar me dorë në rërë në safari (foto e postuar nga Brady), thoshte: “Babai im i do zebrat’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat