Jori Delli mahnit me pozat në bikini nga pushimet në Vlorë

Mediale Vip

Jori Delli mahnit me pozat në bikini nga pushimet në Vlorë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 16:18
Jori Delli

Modelja shqiptare, Jori Delli u bë më e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, bukuroshja brune mbetet një emër mjaft i komentuar, kjo edhe për shkak të paraqitjeve të saj në rrjetet sociale.

Edhe imazhet e fundit që ajo ndau me fansat në llogarinë e saj të Instagramit nuk kanë kaluar pa vëmendje.

Jori ka postuar disa imazhe të reja nga pushimet në Vlorë, e në të cilat dukej në formë të mrekullueshme.

Në disa foto, modelja u shfaq atraktive në bikini të zeza dhe në të tjera me veshje për surfim.

Ish-banorja e BBVA në postim shtoi edhe fotografi nga momentet dhe ambientet që shijoi në jugun e Shqipërisë.

Ndryshe, pas daljes nga shtëpia e famshme, Jori ka vazhduar punën për projekt të reja, mes tjerash ajo u shfaq edhe në videoklipin e reperit Noizy “Location”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat