Adelina Tahiri thotë se martesën e përjetoi shumë keq, por pse?

Mediale Vip

Adelina Tahiri thotë se martesën e përjetoi shumë keq, por pse?

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 22:47
Adelina Tahiri

Adelina Tahiri ka treguar së fundmi se i ka dhënë edhe një mundësi tjetër martesës së saj, pasi zbuloi muaj më parë se po kalonte një krizë.

Gjithsesi, ajo e ka cilësuar martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta, që e ka përjetuar shumë keq prej mënyrës se si u trajtua në media. E ftuar në "Pushime on Top" ajo tha:

“Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë. Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën. Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për interes.

Nuk e menduan që më bënin dëm, dhe askush nuk mendoi për shëndetin tim. Askush nuk mendoi për familjarët e mi, për shëndetin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat