Dedikimi i rrallë romantik i Adelina Ismaiit për partnerin e saj

Mediale Vip

Dedikimi i rrallë romantik i Adelina Ismaiit për partnerin e saj

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 15:36
Adelina Ismaili me burrin e saj

Diva e muzikës, Adelina Ismaili prej vitesh po jeton e lumtur martesën e saj me Val Krasniqin, me të cilin ka edhe një djalë. Këngëtarja ka qënë hermetike përsa i përket jetës së saj private, por në raste të shënuara ajo ndan postime të veçanta me ndjekësit në rrjete sociale.

Sikurse ka bërë sot kur partneri i saj feston ditëlindjen.

Ajo ka publikuar një foto krah tij duke shkruar: "I bukuri im! Edhe 100 herë të jetoja, prap e jotja do isha. Jeta me ty, një mrekulli! Të dua, të dua, të dua!"


Këngëtarja u bë nënë për herë të parë në prill të 2017-ës kur solli në jetë djalin e saj Uliksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat