"Incidenti i mikrofonit", Cardi B lirohet nga hetimi

Mediale Vip

"Incidenti i mikrofonit", Cardi B lirohet nga hetimi

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 16:22
Cardi B

Policia e Las Vegas ka hequr dorë nga hetimi për një incident ku reperja Cardi B hodhi mikrofonin në drejtim një personi në turmën e koncertit.

Incidenti ndodhi fundjavën e kaluar pasi një pjesëtare e audiencës hodhi ujë në drejtim të interpretueses.

Një video e yllit duke marr çështjen në duart e saj në Drai's Beachclub u shpërnda në mediat sociale, shkruan BBC.

Por ajo tani nuk do të përballet me asnjë akuzë për shkak të "provave të pamjaftueshme", tha policia.

Avokatët e fitueses së çmimit Grammy u përgjigjën duke falënderuar policinë për "zgjidhjen e zellshme dhe të shpejtë të kësaj çështjeje", në një deklaratë të raportuar nga media të shumta.

Pamjet nga fillimi i koncertit treguan Cardi B duke i kërkuar një anëtari tjetër të audiencës që ta spërkaste nga pas, ndërsa ajo ktheu shpinën nga turma.

Më vonë gjatë përformancës, 30-vjeçarja shpjegoi se spërkatja e mëparshme i ishte bërë në shpinë dhe nën udhëzimin e saj, ndërsa kundërshtoi që pjesëtarja tjetër e turmës t'i hidhte papritur ujë i cili i ra asaj në fytyrë.

Mikrofoni në fjalë tani thuhet se është duke u shitur në ankand në eBay - duke arritur më shumë se 99,000 dollarë deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat