2 Ton publikon këngën e re “Dashni e jona”

Mediale Vip

2 Ton publikon këngën e re “Dashni e jona”

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 08:49
2 Ton

Këngëtari nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Dashni e jona” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe me videoklip.

Teksti dhe melodia është realizuar nga vet artisti me ‘beat’ nga Nego.

Ky i fundit vlen të ceket se është përkujdesur edhe për producimin e kësaj kënge.

Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka qenë një nga emrat më të angazhuar këtë vit me prurje të reja.

Ai solli një album të ri dhe përveç kësaj ishte shumë i angazhuar edhe me koncerte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat