Dea Mishel e mrekullueshme në pozat me bikini

Mediale Vip

Dea Mishel e mrekullueshme në pozat me bikini

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 14:01
Dea Mishel

Ajo është njëra nga personazhet që mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 2.

Bëhet fjalë për prezantuesen dhe blogeren Deamishel Hoxha, e cila përveç disa batutave, ka lënë gjurmë edhe në anën artistike.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 300 mijë njerëz vetëm në Instagram, vazhdon të jetë në fokus për shkak të publikimit të disa imazheve.

Image
Dea Mishel

Biondja edhe në këto të fundit ka mahnitur me fizikun atraktiv, ndërkohë që ka pozuar me një palë bikini të bardha.

Kjo ka bërë që të marrë komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit përkrah postimit.

Image
Dea Mishel

E njëjta së fundmi ka qenë e përfshirë në emisionin “She’s On Top” në juri së bashku me Kristi Aliajn.

Nga edicioni i dytë i Big Brother, Dea doli finaliste dhe fitoi plot dhjetë mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat