A është tradhtia arsyeja e divorcit mes kryeministrit kanadez dhe gruas së tij, ky aktor po dyshohet se ka hyrë mes tyre

Mediale Vip

A është tradhtia arsyeja e divorcit mes kryeministrit kanadez dhe gruas së tij, ky aktor po dyshohet se ka hyrë mes tyre

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 00:17
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire kanë vendosur t'i japin fund rrugëtimit në çift pas më shumë se 18 vitesh bashkë. Ishte zyra e kryeministrit të Kanadasë që në një deklaratë për shtyp bëri me dije se çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes. Çifti tha se do të mbeten “një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë”.

“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, tha Trudeau në postimin e tij në Instagram, të cilin e ndau më pas edhe Sophie. Ndërkohë që njoftimi i ndarjes së tyre është ende i freskët, por interneti tashmë po spekulon se kush është personi i tretë që mund të ketë hyrë në mes.

Sipas disa përdoruesve të Twitter dhe TikTok Sophie Grégoire dhe aktori i njohur Idris Elba mund të kenë patur një lidhje, pasi të dy morën pjesë në një ngjarje bamirësie në Londër 3 vite më parë.

Më 16 mars 2020, zyrtarët qeveritarë konfirmuan se Grégoire po izolohej pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Po atë ditë, Elba ndau një video në Twitter ku konfirmoi se ai dhe gruaja e tij kishin rezultuar pozitive për virusin . Ai konfirmoi se u testua pasi mësoi se kishte qenë në kontakt të ngushtë me një rast tjetër pozitiv një javë më parë, i cili ishte pikërisht në kohën kur ai u fotografua duke buzëqeshur me Grégoire një grup njerëzish në ngjarjen e bamirësisë WE Day. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat