Nëna e Angus Cloud flet për vdekjen e aktorit

Mediale Vip

Nëna e Angus Cloud flet për vdekjen e aktorit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 14:31
Angus Cloud

Nëna e yllit të ndjerë të "Euphoria", Angus Cloud, i cili vdiq të hënën në moshën 25-vjeçare, ndau më shumë detaje rreth ditës së tij të fundit dhe tha se ndonëse shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, aktori "nuk kishte ndërmend t'i jepte fund jetës së tij".

“Miq, dua që të gjithë ta dini se e vlerësoj dashurinë tuaj për familjen time në këtë kohë të vështirë”, shkroi Lisa Cloud, nëna e aktorit të ndjerë, në një postim në rrjetet sociale.

“Dëshiroj gjithashtu të dini se megjithëse djali im ishte në pikëllim të thellë për vdekjen e parakohshme të babait të tij nga mesothelioma, dita e tij e fundit ishte e gëzueshme. Ai po riorganizonte dhomën e tij dhe po vendoste sende rreth shtëpisë me qëllim që të qëndronte pak në shtëpinë që donte. Ai foli për dëshirën për të ndihmuar motrat me kolegjin dhe gjithashtu për të ndihmuar nënën e tij emocionalisht dhe financiarisht.”

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende nga mjekët.

“Ai nuk kishte ndërmend t'i jepte fund jetës së tij. Kur u përqafuam dhe i thamë njëri-tjetrit ‘natën e mirë’, thamë sa shumë e donim njëri-tjetrin dhe ai tha se do të më shihte në mëngjes. Nuk e di nëse dhe çfarë mund të ketë futur në trup pas kësaj. Di vetëm që ai vuri kokën në tavolinën ku punonte për projekte artistike, e zuri gjumi dhe nuk u zgjua,” thuhet në mesazhin e Lisa Cloud.

“Mund të zbulojmë se ai e teproi aksidentalisht dhe në mënyrë tragjike [me substanca], por është shumë e qartë se ai nuk kishte ndërmend të largohej nga kjo botë.”

Nëna e Cloud përmendi një dëmtim të trurit që ai pësoi kur ishte adoleshent.

“Lëndimi i tij në kokë 10 vjet më parë për mrekulli nuk rezultoi në vdekje siç ndodh pothuajse gjithmonë. Atij iu dhanë 10 vite bonus dhe i mbushi me kreativitet dhe dashuri.”

“Postimet në rrjetet sociale kanë sugjeruar se vdekja e tij ishte e qëllimshme. Dua ta dini se nuk është kështu”, përfundon postimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat