Bebe Rexha përmbyll turneun evropian me pjesëmarrje masive të fansave nëpër koncerte

Mediale Vip

Bebe Rexha përmbyll turneun evropian me pjesëmarrje masive të fansave nëpër koncerte

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:37
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbajtur turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Evropë.

Ajo ka performuar në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Holandë, Romani dhe së fundmi në Lituani dhe Suedi.

Rexha ishte pjesë e ‘Garantos Live’ – një nga festivalet më të mëdha që organizohet çdo vit në Vilnius të Lituanisë, si dhe festivalit “Big Slap” në Suedi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Ajo u ngjit në skenën e madhe para mijëra fansave për të interpretuar shumë nga këngët e repertoarit të saj – kryesisht këngë nga albumi “Bebe” të cilin e nxori në shitje këtë vit.

33-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga paraqitja në këtë festival, ku atmosfera gjatë interpretimit të saj, duket të ketë qenë në maksimum.

Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” e përmbylli me shtetet veriore ciklin e saj të koncerteve për momentin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat