Luizi poston foto nga ahengu familjar i shoqëruar nga Kiara dhe e ëma e tij

Mediale Vip

Luizi poston foto nga ahengu familjar i shoqëruar nga Kiara dhe e ëma e tij

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:01
Luizi i shoqëruar nga Kiara dhe e ëma e tij

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli po vazhdon të shijojë një sukses të jashtëzakonshëm edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.

Artisti nga Shkodra ka lansuar disa këngë të reja që janë mirëpritur nga fansat e tij, dhe gjithashtu mbetet i angzhaur me koncerte e mbrëmje muzikore.

Por, krahas ngritjes profesionale, jeta e tij private është gjithashtu në qendër të vëmendjes.

Raporti i tij me ish-banoren e BBVA, Kiara Tito është mjaft i përfolur dhe në fokus të mediave rozë.

Mirëpo kureshtjen e fansave për marrëdhënien e tyre, dyshja po e shuajnë me postime të shumta në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, ishte Luizi ai që ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet i lumtur përkrah së ëmës dhe Kiarës, teksa ndodhen në një aheng familjar.

Kjo vjen pak ditë pasi Ejlli publikoi një foto të parë në rrjetet sociale me nënë dhe partneren tij, duke shuar zërat se ai ka një mosmarrëveshje mes tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Ndryshe, përveç si këngëtar, Luizin së shpejti do ta shohim edhe protagonistë në filmin “Në kuadër të dashurisë”, përkrah Olta Gixharit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat