Fjolla Morina rikthehet në mediat sociale pas shtrimit në spital

Mediale Vip

Fjolla Morina rikthehet në mediat sociale pas shtrimit në spital

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:08
Fjolla Morina

Gjendja e Fjolla Morinës duket më e mirë pasi mori ndihmën e duhur mjekësore.

Para pak javëve ajo u shtrua në klinikë e mesa duket trajtimi tani ka përfunduar. Këngëtarja është rikthyer sërish në shtëpi pranë fëmijëve të saj teksa është rishfaqur edhe në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një postim në Instagram ku ka bërë me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.

Më tej, ka përshëndetur miqtë, që e kanë pyetur dhe “kërkuar” gjatë kësaj kohe largimi nga rrjetet sociale.

“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mirë, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tonë në Prishtinë, Ju përshëndes dhe një herë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat