Ishte planifikuar të performonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dafina Zeqiri tregon arsyen e anulimit në momentin e fundit

Mediale Vip

Ishte planifikuar të performonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dafina Zeqiri tregon arsyen e anulimit në momentin e fundit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:54
Dafina Zeqiri

Mbrëmë (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u zhvillua meçi mee boksierit shqiptar Robin Krasniqi dh përfaqësuesit francez, Nadjib Mohammedi.

Boksieri nga Juniku fitoi duelin e vlefshëm për titullin WBC Silver në peshën gjysmë të rëndës, në raundin e nëntë ndaj boksierit algjerian, i cili u diskualifikua për goditje të parregullta.

Në mesin e emrave të njohur të estradës që ishin planifikuar të performonin ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, por e cila nuk u shfaq në skenë.

Një sqarim për këtë, ka bërë vet artistja në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Autorja e “Malli”, ka fajësuar kushtet atmosferike për mungesën e saj në eventin e boksit dhe anulimin në momentin e fundit.

Ajo tha se ndonëse kishte bërë shumë përgatitje për performancën në stadium, stafi i saj dhe organizatorët ranë dakord që ajo të mos merrte pjesë.

“Qytetarë të nderuar, veçanërisht publiku im i dashur, po ju drejtohem me një sqarim për mosprezencën time të datës 5 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Stafi im bashkë me organizatorët duke parë kushtet atmosferike, kanë ardhë në një përfundim të përbashkët për mosprezencën time në stadium. Aq shumë jemi përgatitur për këtë event, saqë edhe po të paraqitesha në skenë, do ta kisha të pamundur të zhvilloja të gjithë performancën e parapërgatitur. Ju kërkojmë mirëkuptim për këtë gjë dhe mirë u pafshim në organizimet tjera të radhës”, ka shkruar Dafina në postim.

Image
Postimi

Theksojmë që moti me shi ndikoi që edhe duelet e boksierëve pjesëmarrës të nisnin me vonesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat