Kritikat për meçin e nervozojnë, Marigona: Turpi është i juaji

Mediale Vip

Kritikat për meçin e nervozojnë, Marigona: Turpi është i juaji

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 21:48
Marigona dhe Haxhi Krasniqi

Meçi i mbrëmshëm në të cilin Robin Krasniqi triumfoi ka qenë çështja më e komentuar e ditës së sotme.

Kjo për shkak të hijeve të forta të dyshimit mbi aspektin e të qenurit një fitore fer.

E duket se kritikat e kanë nervozuar bashkëshorten e boksierit, modelen Marigona Krasniqi.

Ajo ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram.

Duke rishpërndarë një video TikToku që shpjegon se goditjet e algjerianit ishin në kategorinë e goditjeve të ndaluara, ajo është shprehur:

‘Për të gjithë ata që hapni gojën pa ditur se kështu jeni, boksi është një sport i cili ka rregulla. Të paktën tolerancë sepse u durua më gjatë se që duhej sjellje prej një kafshe.

Është vetëm sport. Hej njerëz, 50 fitore dhe i vetmi kampion. Turpi është i juaj’.Me kaq duket se Marigona, me të sajën, i ka vënë pikën këtij diskutimi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat