Ç’u bë? Keisi zemërohet keq me Mevlanin

Mediale Vip

Ç’u bë? Keisi zemërohet keq me Mevlanin

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 18:58
Mevlani- Keisi

“Kepi i VIP”-ave është një reality show që prej disa javësh ka gozhduar pas ekranit publikun shqiptar. Pa rregulla, personazhet do të kalojnë bashkë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë, ku do të udhëtojnë, do të festojnë, do të kenë surpriza të papritura dhe lojëra të ndryshme.

Në puntatën e djeshme, ata kishin për të bërë një lojë me bojëra. Secili nga personazhet do merrte një letër, në të cilën shkruhej pjesa e trupit që duhej t’i lyente dikujt tjetër.

Në momentin që Mevlan Shaba mori një letër, i ra që t’i lyente kurrizin dikujt. Ai zgjodhi Keisi Medinin, të cilës i shkroi emrin e Krist Aliajt dhe i bëri një zemër.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, e cila tha:

“Pavarësisht se njihemi me Mevlanin, kemi respekt për njëri-tjetrin, kofidencat e të gjitha, por këtë gjë nuk t’a lejoj. Të shkosh edhe të më shkruash mua mbrapa në kurriz ‘Kristi’, seriozisht? Unë jam aty për veten time, për qejfin tim, lëri gjërat që kanë kaluar me jetën time. Është sikur të shkoj t’i shkruaj unë në kurriz apo bark ‘Lediana, Antonela’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat