Gisele Bundchen po qëndron në vendlindjen e saj Brazil, mes ndarjes nga Tom Brady

Mediale Vip

Gisele Bundchen po qëndron në vendlindjen e saj Brazil, mes ndarjes nga Tom Brady

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 00:03
Gisele Bundchen

Gisele Bundchen bëri një udhëtim në shtëpi në Brazil dhe ndau fotografi në Instagramin e saj.

“Çfarë vendi magjik! Jam e rimbushur dhe e frymëzuar”, ka shkruar ajo serinë prej 10 fotosh, duke shtuar një emoji me duar që luten.

Në foton e parë, modelja, 43 vjeçe, është ulur në një lëkundje në një degë peme.

Ish-ylli i “Victoria’s Secret” – tregoi figurën e saj në formë me sytjena sportive dhe dollakë.

Flokët e saj ishin në një gërshetë të trashë poshtë shpinës dhe ksihte një kapele në kokë

Fotoja e dytë paraqiste një pamje nga afër të një papagalli të bukur me ngjyrë të kaltër, jeshil dhe të verdhë që dukej se ishte duke buzëqeshur për kamerën.

Imazhi i tretë e modeles së kopertinës së “Vogue” e shfaqi atë duke qëndruar në një livadh me bar me një skulpturë të madhe prej çeliku të një gruaje.

Nëna e dy fëmijëve ishte e veshur me dollakë dhe një bluzë të zezë me mëngë të gjata duke pozuar në të njëjtën pozë me skulpturën.

Ish-gruaja e Tom Brady ndau gjithashtu një foto të saj të ulur këmbëkryq në një gur të madh përpara një ujëvare.

Ajo kishte veshur dollakë të bardhë dhe bluzë me flokët e grumbulluar në kokë në një topuz të çrregullt ndërsa meditonte.

Në një foto tjetër, bukuroshja kishte veshur një fustan të gjatë dhe të kuq teksa ecte nëpër një shpellë të ndriçuar nga dritat vezulluese.

Postimi vjen disa javë pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të 43-të me motrën e saj binjake Patricia më 20 korrik.

Motrat e kaluan ditën së bashku në Brazil me vajzën e saj Vivian, 10 vjeç dhe vajzën e motrës së saj.

Gisele është gjithashtu nëna e Benjaminit, 13 vjeç, nga martesa me ish-burrin e saj Brady.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat