Akon reagon për ardhjen e tij në Prishtinë: Do të jetë çmenduri

Mediale Vip

Akon reagon për ardhjen e tij në Prishtinë: Do të jetë çmenduri

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:48
Akon

Kanë mbetur edhe pak ditë para koncertit madhështor të reperit shqiptar, Capital T “Time Capsule”.

Në mesin e shumë emrave të njohur të estradës shqiptare, një yll ndërkombëtar do të ngjitet në skenë për të argëtuar publikun në Prishtinë.

Reperi amerikan, Akon është i ftuari special që do të performojë për herë të parë në Kosovë.

Për ardhjen e tij këtu, ylli i hitit “Lonely” ka reaguar përmes një video të shkurtër në Instagram.

“Ç’kemi Kosovë, Prishtinë do të jem atje me 11 gusht me Capital T, e dini se çfarë do të ndodh në koncertin “Time Capsule”, unë do të perfomojë live, tashmë e dini që do të jetë çmenduri, merrni biletat e juaja dhe shihemi atje”, ka thënë artisti 50-vjeçar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Ndërkohë, rikujtojmë që koncerti ishte planifikuar të mbahen në stadiumin “Fadil Vokrri”, por ka ndërruar lokacion në momentin e fundit.

Për arsye teknike, “Time Capsule 2” tashmë do të mbahet në parkingun e Pallatit të Rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat