Ciara është shtatzënë me fëmijën e katërt

Mediale Vip

Ciara është shtatzënë me fëmijën e katërt

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 20:07
Ciara

Këngëtarja e famshme amerikane, Ciara, ka zbuluar se është shtatzënë.

Ylli ndërkombëtar lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka publikuar në rrjete sociale.

Në videon e hedhur në Instagram, Ciara Princess Wilson shtoi: “Ne jemi duke bërë një fëmijë tjetër”.

Ajo po ashtu postimin e ka shoqëruar me këngën “How We Roll” që e solli në bashkëpunim me Chris Brown.

Ky do të jetë fëmija i tyre i tretë i Ciaras me Russell Wilson, me të cilin ndan vajzën Sienna, gjashtëvjeçare dhe djalin Win, tani trevjeçar.

Ciara është gjithashtu nënë e një djali nëntëvjeçar të quajtur Future, të cilin e lindi në maj të vitit 2014, ndërsa ishte e fejuar me Future.

Ish-çifti u nda në gusht të po atij viti dhe fituesja e “Grammy” filloi të takohej me Wilson në 2015.

Ciara dhe Wilson janë bashkë që nga viti 2015

Futbollisti profesionist i propozoi në mars të vitit 2016 dhe u martuan me ceremoni në korrik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat