Dua Lipa nominohet në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023

Mediale Vip

Dua Lipa nominohet në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 07:13
Dua Lipa

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, po ashtu është nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023.

Bukuroshja nga Kosova u nominua për ‘Këngën më të mirë pop’ për “Dance The Night” si dhe për ‘Këngën me koreografinë më të mirë’, e cila u realizua nga Charm La’Donna.

Kjo është publikuar në InstaStory nga vet Dua, me t’u publikuar lista e plotë e nominimeve.

Ceremonia vjetore pritet të mbahet më 12 shtator në “Prudential Center” në New Jersey.

Përveç Lipës, në MTV VMAs të këtij viti u nominua edhe Bebe Rexha për ‘Bashkëpunimi më i mirë’ për këngën “I’m Good (Blue)” në duet me David Guettan.

Sivjet ka kryesuar me më së shumti çmime Taylor Swift, me gjithsej tetë në kategori të ndryshme.

27-vjeçarja në 2021 ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat