Jehona e koncertit të Capital T, në një nga sheshet më të rëndësishëm të botës

Mediale Vip

Jehona e koncertit të Capital T, në një nga sheshet më të rëndësishëm të botës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 21:06
Capital T

Ndërkohë që ka nisur numërimi mbrapsht për koncertin e Capital T, jehona e tij i ka kapërcyer kufijtë shqiptarë.

“Time Capsule II” pritet të krijojë një spektakël të vërtet në Prishtinë, mbrëmjen e 11 gushtit.

Capital T ka zbuluar për ndjekësit e tij se një ndër të ftuarit special të këtij koncerti madhështor, do të jetë artisti me famë botërore, Akon.

Dhe përvec të ftuarit me famë botërore, duket se edhe “Time Capsule II” ka marrë një jehonë botërore pasi është reklamuar në një nga sheshet më të mëdhenj të botës, në “Time Square”.

Në një video të publikuar në median online, shihet që në ekranin e madhështor shfaqet klipi i prezantues i koncertit.

Nuk është ene e qartë se si ky klip ka mundur të shfaqet në një prej ekraneve më madhështor, por një gjë është e sigurt, Capital T ka investuar pafund për këtë koncert, për të cilit shprehet mjaft i emocionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat