“Isha përgatitur për punë”, Fifi shprehet e zhgënjyer!

Mediale Vip

“Isha përgatitur për punë”, Fifi shprehet e zhgënjyer!

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 06:15
Fifi

Fifi po jeton në periudhën më të bukur të jetës që pas ardhjes në jetë të të birit, Theo Malit. Por së fundmi ka reaguar për një çështje që e ka prekur.

Përmes një postimi në “Instagram” ajo ka shprehur zhgënjimin që ka ndjerë gjatë këtij sezoni.

“I falënderoj dhe i përshëndes të gjithë klubet Kosovë dhe Shqipëri për këtë behar.

Isha përgatit këtë verë që të kem shumë punë, por me sa duket nuk jam shumë in në treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano e këta të huajt janë më mirë për tregun tonë.

Po s’ka problem. Fifi ju do shumë prapë dhe do ju vijë siç ka ardhur përherë”.

Për datat e dimrit (në qoftëse doni me marrë Fifin prapë se absolutisht nuk më ka ngelur hatri. Do mirret dikush tjetër me koncertet e mia, jo ai me të cilin keni kontaktuar deri tani. Do ju njoftoj shumë shpejt.

Ama më keni bërë nder…se jam duke e shijuar rritjen e djalit. Mbase do kisha lekë pak më shumë, po edhe pa këto mirë jam.

Faleminderit Zotit, Elhamdulilah”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat