Megan Fox: Kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e meshkujve, më dhemb trupi nga bartja e peshës së mëkateve të tyre

Mediale Vip

Megan Fox: Kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e meshkujve, më dhemb trupi nga bartja e peshës së mëkateve të tyre

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 06:17
Megan Fox

Megan Fox ka njoftuar se libri i saj i parë me poezi, i titulluar ‘Pretty Boys are Poisonous’, do të dalë më 7 nëntor. Libri ka një koleksioni poezish zemërthyese dhe të errta.

Gjatë 80+ poezive, Fox kronizon të gjitha mënyrat në të cilat ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten gjatë procesit.

Së bashku me një postim në Instagram, Megan Fox lëshoi edhe një deklaratë në të cilën shpjegoi se çfarë do të thotë projekti për të.

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime,” tha ajo në një deklaratë.

“Kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e meshkujve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre. Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë.”, tha aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat