Prindërit e Rita Orës, Besniku dhe Vera publikojnë fotografi nga Kalaja e Prizrenit

Mediale Vip

Prindërit e Rita Orës, Besniku dhe Vera publikojnë fotografi nga Kalaja e Prizrenit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:30
Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora

Prindërit e Rita Orës, Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora, prej disa ditësh janë duke lëvizur nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Ata së fundmi janë duke qëndruar në Prizren, ku edhe po mbahet ngjarja e famshme kulturore, Dokufest.

Të njëjtit kanë kaluar një kohë të mirë në qytetin antik dhe me këtë rast kanë vizituar edhe disa monumente.

Ka qenë babai i artistes së famshme që ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, të realizuara te Kalaja e Prizrenit.

Në njërën fotografi, çifti ka pozuar edhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Më pas, ata janë parë edhe duke shijuar ushqimet nëpër restorantet e kafenetë në Prizren.

Familja Ora u zhvendos nga Kosova në Angli kur ylli me famë botërore ishte vetëm njëvjeçe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat