Ceremonia "Emmy Awards" shtyhet për shkak të grevave të "Hollywood"-it

Mediale Vip

Ceremonia "Emmy Awards" shtyhet për shkak të grevave të "Hollywood"-it

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:29
Emmy Awards

Ceremonia e 75-të e “Emmy Awards” është shtyrë zyrtarisht për katër muaj, tani e vendosur të transmetohet më 15 janar 2024, mes një greve të vazhdueshme të ”Hollywood”-it të aktorëve dhe skenaristëve.

Çmimi, ekuivalenti televiziv i Oscars zhvillohet historikisht çdo vit në ose rreth shtatorit, duke festuar serialet më të mëdha dhe ekipet e tyre.

Këtë vit, me aktorët dhe skenaristët e filmave dhe serialeve në grevë, ata nuk janë të disponueshëm për të bërë fushatë për serialet e tyre ose për të kryer intervista promovuese para ceremonisë.

Akademia e Televizionit dhe transmetuesi Fox kanë njoftuar datën e re të enjten, duke konfirmuar raportet e mëparshme në lidhje me shtyrjen./Kp

"Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ceremonia e 75-të e “Emmy Awards” do të transmetohet të hënën, më 15 janar 2024", ka thënë një zëdhënës i Fox-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat