“Shqipëria ime e bukur” – Almeda Abazi publikon fotografi të tjera nga pushimet

Mediale Vip

“Shqipëria ime e bukur” – Almeda Abazi publikon fotografi të tjera nga pushimet

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:20
Almeda Abazi

Artistja e rritur në Turqi, Almeda Abazi, momentalisht ndodhet për pushime në jug të Shqipërisë.

Modelja, aktorja dhe prezantuesja e njohur po shijon disa ditë të mira në Dhërmi së bashku me partnerin e saj, aktorin turk, Tolgahan Sayisman dhe dy fëmijët e tyre.

Ajo duket se po kalon një periudhë të mrekullueshme, ndërkohë që ka shpërndarë disa pamje të këtij udhëtimi në rrjete sociale.

Image
Almeda

E njëjta shfaqet në mes të detit duke u argëtuar nën ujë, gjersa ka bërë një vlerësim për bregdetet shqiptare.

“Shqipëria ime e bukur”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Image
Almeda

Përkundër se është rritur në shtetin turk, Almeda është mjaft e lidhur me Shqipërinë, ngase edhe ka prejardhjen.

Ajo vjen shpesh për vizitë, ndonëse e ka mësuar edhe partnerin e saj turk të flasë shqip.

Image
Almeda
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat