Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, sportivë në ish-Bllok! Prezantuesja zgjedh veshjet firmato, si duken çifti në rrugët e Tiranës

Mediale Vip

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, sportivë në ish-Bllok! Prezantuesja zgjedh veshjet firmato, si duken çifti në rrugët e Tiranës

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Lidhja e Cindy Marina dhe Genar Topallit prej kohësh është në qendër të vëmendjes. Çifti tashmë e ka konsoliduar këtë raport, duke u shndërruar në një prej dysheve më të ndjekura e pëlqyera.

Në të përditshmen e tyre, si Genari ashtu edhe Cindy preferojnë të jenë të thjeshtë dhe të shfaqen larg shkëlqimit të rrjeteve sociale. Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë në një ditë të zakonshme në Tiranë, ku ashtu edhe si duket, të dy kanë zgjedhur të ecin në këmbë në rrugët e Bllokut.

Prezantuesja kishte zgjedhur një veshje sportive me të shkurtra, ku ajo që na ra në sy ishte firma. Edhe në të përditshmen e saj, ku zgjedh të jetë sportive, ajo nuk heq dorë nga markat. Veshja e saj ishte “Prada” dhe duhet thënë se rrinte perfekt në format e Cindy.

Image
Cindy Marina dhe Genar Topalli

Ndërkohë nga ana tjetër, djali i Jozefina Topallit, ndonëse sportiv, dukej më formal në veshjen e tij. Cindy Marina ka folur publikisht për marrëdhënien e saj me të dashurin Genar Topalli dhe familjarët e tij. Në një intervistë, ajo u shpreh se Jozefina Topalli nuk ndërhyn asnjëherë në lidhjen e tyre dhe gjithçka thotë është ‘vetëm të jeni ju të lumtur’. Ndërkohë tha se nuk kanë ende plane për martesë dhe për t’u bërë në fëmijë.

“Edhe mund të kthehem në Amerikë, nëse pranon Genari. Por do t’ia lëmë së ardhmes. Jozefina nuk ndërhyn shumë në marrëdhënien tonë, thotë ‘vetëm të jeni ju të lumtur’. Është shumë pozitive. Me Genarin shkojmë shumë shpesh në Shkodër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me motrën e Genarit, si edhe mamanë e tij. Jo akoma nuk e kam marrë propozimin, jemi akoma herët. Nuk e di! Edhe për fëmijë kemi kohë”, tha Cindy Marina.

Cindy tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur dhe theksoi gjithashtu se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

“Në fakt, ky ishte vërtet viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, tha ajo.

“Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj. E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore”.

E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet, përkundrazi tha se ai është mbështetja e saj më e madhe.

“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’u bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private, por së fundmi Cindy ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën” ku zbuloi disa të pathëna. Sa u përket gjërave që pëlqen te partneri i saj, ish-Missi u shpreh: “Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, Ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai. Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.

E pyetur se si kanë reaguar vëllezërit e saj kur e morën vesh se ishte e lidhur me djalin e Jozefina Topallit ajo tha: “Nuk kanë pasur ndonjë mendim, iu thashë jam lidhur. Vëllai i madh është më i qetë, më pyeste, është, pyetje normale. Vëllai i vogël ishte më ndryshe si “kush është ky?”, në fakt vëllai i vogël e ka takuar. Kanë shkuar shumë mirë bashkë, ia ka mbushur mendjen Genari. Shkojnë shumë mirë të dy me Genarin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat