Moderatorja e njohur i merr vendin në Top Channel Zhaklin Lekatarit, ja reagimi i saj

Mediale Vip

Moderatorja e njohur i merr vendin në Top Channel Zhaklin Lekatarit, ja reagimi i saj

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 09:31
Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në ‘Big Brother VIP Albania 2’. Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, ajo është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht.

Mirëpo, asaj iu bë e ditur se lart e poshtë po përflitet se moderatorja Eva Murati mund të jetë opinionistja në sezonin e ardhshëm. Zhaklina tha se nëse duan atë, asaj i bëhet qejfi.

Pjesë nga intervista:

Eni Shehu: “Do ta pranoje sërish po të të vinte ftesa?”

Zhaklin Lekatari: “Po, pse jo!”

Eni Shehu: “Pasi dhe vetë ajo e shprehu si dëshirë, qarkullon edhe emri i Eva Muratit, për të qenë opinioniste në sezonin e ardhshëm…”

Zhaklin Lekatari: “Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…”

Lei Kraja: “Sa diplomate je…”

Eni Shehu: “Po me Arbër Hajdarin ke komunikuar lidhur me vendimin e tij?”

Zhaklin Lekatari: “Nuk e di nëse vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim akoma apo jo. E kuptoj që mund të jenë shumë gjëra që kanë ndikuar; punët, presioni… Unë gjithsesi e respektoj; me Arbrin kam patur dhe vazhdojmë të kemi një raport shumë të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat